Kryeministri Edi Rama e sheh me shqetësim mungesën e një falje nga Britani e Madhe pasi sekretarja e saj e brendshme, Stella Braverman, i quajti kriminelë emigrantët shqiptarë. Në intervistën e dhënë për “Sky News”, Edi Rama thotë se etiketimet janë të ekzagjeruara dhe se pas tyre qëndron interesi elektoral.
Kryeministri Rama u shpreh se: Nuk kam dëgjuar kurrë një falje, gjë që më bën të mendoj se në vend të shprehjes së ekzagjeruar të zhgënjimit, ky ishte një sulm i llogaritur. Dhe kjo është gjëja më shqetësuese. Kur kërkon falje, është në rregull – ndodhi. Kur nuk e bën, dhe kur e shmang, atëherë do të thotë se dëshiron diçka nga ajo që thuhet. Pra, do të thotë se ka një llogaritje pas saj, do të thotë që vërtet po flet me një numër të caktuar votuesish që duan të dëgjojnë këtë. Dhe ju po i ushqeni me këtë sepse keni nevojë për votat e tyre. Por pasojat e kësaj mund të jenë shkatërruese për njerëzit, për njerëzit tanë në Britani dhe për vetë Britaninë.
Përgjegjëse për braktisjen e vendit, kryesisht nga të rinjtë Edi Rama më së shumti bën pandeminë Covid-19 dhe konfliktin Ukrainë-Rusi dhe jo te qeverisjen e tij.