Pak para takimit të shumëpritur me shqiptarët e Italisë në Milano, kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook pamje nga pallati i sportit ku do të mbahet takimi.
Me mbishkrimin “po vij”, Rama tregon se çdo gjë është gati. Siç edhe shihet nga pamjet qytetarët shqiptarë janë veshur “kuqezi”, ndërsa në sfond ka muzikë shqiptare.
Takimi me shqiptarët e Italisë vjen disa javë pas takimit që Rama mbajti në Athinë me shqiptarët e Greqisë, në kuadër të turit me diasporën.
Rama pritet të takohet edhe me shqiptarë që jetojnë e punojnë në Londër, Mbretëri e Bashkuar dhe Dyseldorf, Gjermani.