Shqipëria turistike/ 1.7 milionë turistë të huaj në 3 muajt e parë të 2024

Miks Albania

Sezoni turistik i këtij viti premton të jetë frytëdhënës për ekonominë shqiptare. Sipas të dhënave zyrtare, në 3 muajt e parë të vitit 2024, Shqipëria është vizituar nga 1.7 milionë turistë të huaj.

Muaji Mars, në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ka 91% më shumë vizitorë të huaj.

Ministrja e Turizmit, Mirela Kumbaro, thotë se shifrave të larta të turistëve duhet t’u përgjigjemi me standard të lartë edhe në mikpritje e shërbime.

“Mbi 1,7 milionë turistë të huaj na kanë vizituar gjatë tre muajve të parë të vitit 2024, duke vendosur një rekord në shifrat e mikpritjes. 734 mijë vizitorë të huaj shijuan Shqipërinë gjatë muajit mars, ose 91% më shumë se marsi i vitit të kaluar, i cili sapo shenjoi një standard të ri në shifra e duhet t’i përgjigjemi me të njëjtin standard në mikpritje”, ka shkruar ministrja Kumbaro në rrjetet sociale.

Vitin e kaluar Shqipëria shënoi shifër rekord sa i përket turistëve të huaj, 10 milionë të tillë. Këtë vit, sipas pritshmërive të qeverisë, numri i turistëve pritet të shkojë në 14 milionë turistë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.