Shqiperia sot përballë Azerbajxhanit, Sylvinho shuan dilemat e fundit, fokusi veçanërisht tek mbrojtja

Miks Albania

Shqipëria do të luajë sot ndaj Azerbajxhanit ndeshjen e fundit miqësore në prag të nisjes së kampioinatit europian. Sfida kundër azereve do të luhet në orën 19:00 në stadumin Haladas në Hungari, aty ku u luajt edhe përballja me Lihtenshteinit, fituar 3 me 0 nga kuqezinjte.

Rivali i sotëm është më i fortë ndaj edhe testi besohet se do të jetë më i vlefshëm për stafin teknik për të parë gjëndjen e lojtarëve 1 javë para duelit hapës të europianit me Italinë. Në konferencen për shtyp një ditë më parë, Silvinjo e vuri theksin sidomos tek mbrojtja, si reparti ku dëshiron të ketë më shumë vëmendje në miqësoren ndaj Azerbajxhanit.

Megjithese trajneri tha se do të ketë sërish minuta për ata që nuk kanë luajtur shumë, në  prapavijë e mund ti jepet hapësire emrave që do të mbajnë peshë në fazën ë grupeve, konkretisht Mitaj, Gjimshiti, Ismajli, me të vetmen dilemë në të djathtë Balliu apo Hysaj.

Në mesfushë ndryshe nga dueli me Lihtenshteinin rikthehet Ramadani e në kreah të tij i zakonshmi Asllani.  Bajrami dhe Muçi janë në balotazh për fantazistin ndërsa Seferi që nuk luajti takimin e parë do të aktivizohet në të majtë të sulmit. Jasir Asani i konfirmuar nga vetë Silvinjo do të vazhdojë të ketë besimin në të djathtë të sulmit aq më teper se i duhen minuta në këmbë para europianit pasi me klubin e tij nuk ka luajtur fare. Në sulm titular sërish Broja i cili mesa duket do të jetë pikë referimi në sulm në kampionatin europian.

Pasi të mbylle miqësoren e sotme, Silvinjo do të bëj publik emrin që do të largohet nga kombëtarja për të dërguar zyryarisht në UEFA listën me 26 lojtarë. Ndërsa të shtunën më datë 8 qershor, Shqipëria do të lërë qendrën stërvitore të Stegersbah të Austrisë për tu transferuar në Kaiserau Sportcenter në perferi të Drotmundit , aty ku do të qëndrojë përgjatë gjithë turneut.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.