Nuk ishte një nisje e mirë e kualifikueseve të Euro 2024, Shqipëria mundet 1-0 në Varshavë nga Polonia.
Ndonëse kuqezinjtë kanë dhuruar emocione falë rasteve të shumta që kanë patur në fushën e blertë të Varshavës, nuk kanë arritur të barazojnë për më shumë se 70 minuta, pas golit të pësuar në pjesën e parë.
Aktualisht Çekia renditet në vendin e parë të Grupit E me 4 pikë, ndjekur nga Polonia me 3, Moldavia 2, Ishujt Faroe 1 dhe Shqipëria 0.