Shqipëria në blackout total, reagon OST, tregon shkakun e ndërprerjes së energjisë

miksnews.al

Shqipëria ka rënë në blackout total. Për disa minuta, në të gjithë Shqipërinë mungonte energjia elektrike.

Operatori i Sistemit të Transmetimit ka reaguar duke zbuluar shkakun pas ngjarjes që preku konsumatorët.

OST bën me dije se shkak kanë qenë temperaturat ekstreme, ndërkohë që defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë.

“Defekti ka filluar nga linja e interkoneksionit me Greqinë dhe më pas ka vazhduar me efekt kaskadë në të gjithë vendin. Është identifikuar defekt edhe në linjën e Prizrenit.

Nga kqyrja fillestare rezulton se volumet e larta të transmetimit si dhe temperaturat ektreme kane qenë shkaktarët e shkëputjes totale të linjave të transmetimit.

OST po merr masa për rikthimin e energjisë elektrike te të gjithë konsumatorëve”, thuhet në reagimin e OST për këtë rast.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.