“Shqipëria mes destinacioneve më të kërkura në botë”/ Media hungareze: Trend i turizmit të së ardhmes

Miks Albania

Shqipëria ka hyrë në një trend të ri të turizmit dhe të shënojë një rekord turistësh. Sipas medias hungareze IN.HU destinacioni shqiptar po tërheq vëmendjen e udhëtarëve. Shqipëria rënditet mes pesë destinacioneve më në trend për vitin e ardhshëm dhe thuhet se ka një nga rivierat më mahnitese të rruzullit.

Shqipëria po tërheq gjithnjë e më shumë vëmendjen e turistëve vitet e fundit, falë historisë së saj të pasur, rivierës mahnitëse dhe kulturës mikpritëse. E vendosur në pjesën jugperëndimore të vendit, në brigjet e detit Adriatik, Vlora është qyteti i katërt më i populluar i Shqipërisë dhe qyteti i dytë port më i rëndësishëm, ku ndërthuret e kaluara magjepsëse dhe natyra e bukur e vendit

Plazhet e Vlorës janë një eksperiencë e mrekullueshme për t’u eksploruar edhe në muajt e vjeshtës, pasi moti është ende i ngrohtë për t’u çlodhur në rërën e butë dhe admiruar peizazhin ose për shëtitje në mal.

Nëse udhëtoni në Vlorë, ia vlen të vizitoni Llogaranë, 45 minuta larg, parkun e famshëm kombëtar të Shqipërisë, i cili ofron pamje që të lënë pa frymë. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.