Shqipëria, e varur nga turizmi i Verës

Miks Albania

Pavarësisht se vizitorët e huaj në Shqipëri po vijnë përgjatë gjithë vitit, turizmi ashtu si në shumë vende europiane mbetet sezonal. Sipas një publikimi të fundit të Eurostat, sezonaliteti më i fortë i turizmit në vitin 2024 u vu re në Kroaci, Greqi, Bullgari, Shqipëri dhe Mal të Zi.

Korriku dhe Gushti janë dy muajt dominues sa i përket numrit të netëve të kaluara nga turistët vjet. Konkretisht 41.3% e netëve turistike janë përqëndruar vetëm në muajt Korrik dhe Gusht, duke dëshmuar kështu varësinë nga sezoni i Verës.

Sa i përket situatës në BE, Korriku dhe Gushti përbënin 31% të të gjitha netëve të kaluara vjetore në akomodimet turistike. Arsyet kryesore që rendit Eurostat janë faktorët mjedisorë, si për shembull kushtet klimatike ose vendndodhja gjeografike, së bashku me faktorët socialë dhe kulturorë.

Për vitin 2024, Shqipëria është vendi i parë në Europë me rritjen më të madhe të netëqëndrimeve nga turistët. Sipas të dhënave zyrtare, vendi ynë numëroi mbi 7.4 milionë netëqëndrime.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.