Shqipëria e dyta në Europën Qëndrore për dhunën ndaj grave

Miks Albania

Dhuna që partnerët ushtrojnë ndaj grave, konsiderohet me përmasa pandemike nga ekspertët e shëndetësisë botërore. Nga kjo nuk bën përjashtim as Shqipëria, e cila sipas raportit të publikuar nga Organizata Botërore e Shëndetësisë renditet e dyta pas Rumanisë sa i takon këtij fenomeni në Europën Qendrore. Raporti konstaton se 5% e grave vendin tonë dhunohen.

Për ekspertët vendas, rastet e janë rritur, por falë ndërgjegjësimit për ta denoncuar dhe jo shtimit të fenomenit.

Ejnxh Pepa:Ne tashmë kemi 3400 telefonata në vit, para 3-4 vitesh kemi patur 1500-2000. Nuk ka të bëjë me rritjen e nivelit të dhunës se sa ka të bëjë me rritjen e ndërgjegjësimit të grave.

Episodi i parë i dhunës, mbetet gjithmonë i paraportuar dhe shpesh i pranuar.

“Një përqindje shumë e madhe e grave që vijnë tek ne, e raportojnë dhunën kur e kuptojnë se po bëhet e pamundur të jetosh me këtë person.”

Dhuna duhet denoncuar dhe ndonjëherë mund të vijë në ndihmë një telefonatë.

“Nëse mundet, të denoncojë në Polici. Ju lutem të gjithave që të denoncojnë në numrin 116, 117. Numri është pa pagesë.”

Përgjatë vitit 2022, të dhënat zyrtare flasin për 4 mijë denoncime të dhunës në familje dhe 150 urdhër-mbrojtje për gratë dhe vajzat.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.