Shqipëria e 3-ta në botë për rritjen e turistëve, Rama: Tirana la pas Ibizën dhe Dubain

Sipas të dhënave nga Google, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik.

Ndërsa Tirana është e dyta për nga numri i vizitorëve, duke lënë pas shumë qytetet të konfirmuara prej dekadash në turizëm si Ibiza dhe Dubai.

Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri Edi Rama, përmes një postimi në Facebook.

Shqipëria e 3-ta në botë për rritjen e turistëve, Rama:

“Edhe sipas të dhënave nga vetë GOOGLE, Shqipëria renditet e treta sa i takon destinacioneve me rritjen më të madhe të këtij sezoni turistik, ndërsa Tirana jonë e dyta që lë pas plot prej qyteteve të stërkonfirmuara prej dekadash në turizëm”.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.