Ministri i Brendshëm Taulant Balla mbështet idenë e ndalimit të përdorimit të rrjeteve sociale nga personat nën 16-vjeç.
Nga Durrësi Balla tha se ndalimi i përdorimit të tyre nga moshat 16-vjeç e poshtë, siç ka bërë së fundmi shteti i Floridas në SHBA, është një ide e mirë.
“Edhe kjo ngjarje ka qenë pjesë e analizës tonë. Në rastin në fjalë policia e ka bërë referimin. Bën pjesë në prioritetet e mia sa i përket mbrojtjes së jetës private, mbrojtjes së fëmijëve nga bullizmi. Jam njohur sot me një iniciativë të marrë nga Florida për të vënë kufizime, për ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale nga fëmijët nën 16 vjeç. Mendoj që është një ide e mirë. Qytetarët të referojnë çdo problem me rrjetet sociale në polici. Në Durrës ne kemi një seksion të posaçëm.
E vërteta është që ne i ndjekim dhe kemi pasur raste të suksesshme të bllokimit të faqeve nga vjen sulmi, por shkojmë përtej në bashkëpunim me prokurorinë. Këtu dua të nxis prokurorët të jenë më bashkëpunues”,- tha Balla.