Shqipëria dhe Kosova janë përfshirë në listën e zezë të SHBA-ve për pezullimin e vizave të emigrantëve, ku janë në total 75 vende.
Lajmi është bërë i ditur nga Fox News, ku theksohet se DASH në vendimarrjene fundit pezullon listat e emigrantëve për 75 vende, mes tyre edhe janë edhe vendet ballkanike si Shqipëria, Kosova, Bosnja, Mali i Zi dhe Maqedonia.
Vendimi do të hyjë në fuqi për 21 janar.
“Departamenti i Shtetit po pezullon përpunimin e vizave të imigrantëve për 75 vende në një përpjekje për të goditur aplikantët që konsiderohen të ngjarë të bëhen barrë publike. Një memo e Departamentit të Shtetit, e parë për herë të parë nga Fox News Digital, u udhëzon zyrtarëve konsullorë të refuzojnë vizat sipas ligjit ekzistues, ndërsa departamenti rivlerëson procedurat e shqyrtimit dhe verifikimit.
Vendet përfshijnë Somalinë, Rusinë, Afganistanin, Brazilin, Iranin, Irakun, Egjiptin, Nigerinë, Tajlandën, Jemenin dhe të tjera”, raporton Fox News.
