Shpërthimi me tritol në Pogradec, shënjestra me të shkuar kriminale, përfitoi nga amnistia 

Miks Albania

Banorët e një pallati në Pogradec janë zgjuar të tronditur mëngjesin e kësaj të hëne si pasojë e një shpërthimi me lëndë plasëse.

Nga informacionet e para bëhet e ditur se lënda plasëse ishte hedhur në sheshpushimin e pallatit midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit me inicialet M. B.

Policia ka njoftuar se ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:30, ndërsa raportohen vetëm dëme materiale. Ndërkohë po vijohet puna për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve

Njoftimi i policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 02:30, në sheshpushimin e një pallati midis katit të parë dhe katiti të dytë, në afërsi të banesës së shtetasit M. B, është hedhur një sasi e vogël lëndë plasëse dhe si pasojë ka vetëm dëme materiale.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.