Një shpërthim është regjistruar disa momente më parë, në një pikë karburanti në kryeqytet. Ngjarja është shënuar në rrugën “Bardhyl”, ndërsa nga të dhënat e para raportohet për dy të lënduar.
Shpërthimi ka ndodhur gjatë kohës që pika e karburantit po furnizohej me benzinë, nga një autobot, ka ndodhur një shpërthim.
Dy të lënduarit janë shoferi i autobotit dhe menaxhi i pikës së karburantit, të cilët janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve.