Shpërthim me lëndë plasëse në Laprakë, dëmtohen xhamat e një biznesi

Shpërthim me lëndë plasëse në një biznes në Laprakë. Ngjarja ndodhi rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”. 

Policia sqaron se nga të dhënat paraprake, ka dyshime se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes. 

NJOFTIMI I POLICISE
Më datë 21.11.2023, rreth orës 04.50, në rrugën “Dritan Hoxha”, në Laprakë, (në rrugë) dyshohet se ka shpërthyer një sasi lënde plasëse dhe si pasojë e shpërthimit janë dëmtuar xhamat e një biznesi përreth.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.