Shpërblim për zjarrfikësit dhe drejtësinë

Në prag të mbylljes së vitit, qeveria ka vendosur të shpërblejë me dy paga mujore 38 pjesëtarë të Forcave të Armatosura, Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, e 7 personel zjarrfikës në Korçë e Devoll, për rezultate të mira gjatë shuarjes së zjarreve brenda dhe jashtë vendit.

Vendimi i publikuar tashmë në Fletoren Zyrtare parashikon shpërblim edhe për 1255 zjarrfikës të pushtetit vendor me një pagë shtesë.

Nga ana tjetër ashtu sikurse u parashikua, në buxhetin e vitit 2023 është shtuar fondi prej 1 mld lekësh në fondin e institucioneve të pavarura, i cili do të përdoret kryesisht për pagën e magjistratit. Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka parashikuar që këto para të merren nga fondi i kontigjencës, i miratuar në buxhetin e vitit 2023.

Institucionet që do të përfitojnë para për të përballuar shpenzimet për paga janë Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Këshilli i Lartë Gjyqësor, SPAK-u, Inspektorati i Lartë i Drejtësisë, KQZ, e Avokati i Popullit.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.