“Shpati ishte një zemër e bardhë”, këngëtari përcillet të dielën në banesën e fundit

Familja e këngëtarit të njohur Shpat Kasapi ka njoftuar se përcjellja e tij në banesën e fundit do të zhvillohet të dielën në orën 14:00 në Tetovë. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, familja bën me dije se  homazhet për të do të mbahen nesër nga ora 12:00 në Pallatin e Kulturës në Tetovë e më pas do të kryhet ceremonia e varrimit.

Shpat Kasapi, ndërroi jetë më 26 nëntor në Itali, ku ndodhej për një vizitë mjekësore për djalin e tij. Shkak I ndarjes nga jeta, ka qenë një infarkt kardiak.

Njoftimi i familjes:

Me pikëllim të thellë njoftojmë ndarjen nga jeta të birit, babait, bashkëshortit, vëllait dhe shokut tonë të dashur, SHPAT KASAPI

(1 Maj 1985 – 26 Nëntor 2025)

Shpati ishte një zemër e bardhë, një shpirt i gëzuar që jetonte me këngë në buzë dhe me dritë në sy. Ai falte vetëm dashuri e mirësi, dhe kush e njohu, e ndjeu ngrohtësinë e tij.

Ikja e tij e papritur ka thyer zemrat tona. Do të na mungojë zëri i butë, buzëqeshja e tij e sinqertë dhe prania që na jepte qetësi. Kujtimi i tij do të mbetet i paharrueshëm për ne.

Të gjithë ata që dëshirojnë t’i japin lamtumirën e fundit Shpatit tonë të dashur janë të mirëpritur të marrin pjesë në ceremoninë e tij.

Homazhet do të mbahen të Dielen, 30.11.2025, në orën 12:00, në Pallatin e Kulturës në Tetovë.

Varrimi: në orën 14:00, në varrezat e qytetit të Tetovës.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.