Shpallet në kërkim 17-vjeçari, dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës me një të mitur

Miks Albania

Një 17-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia e Tiranës pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale kundër dëshirës me jë 15-vjeçare.

Kallëzimi në polici është bërë nga vajza e mitur.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori dhe shpallën në kërkim një shtetas të mitur 17 vjeç, pasi ndaj tij ka kallëzuar një e mitur 15 vjeçe, se kundër  dëshirës së saj ka kryer marrëdhënie seksuale me 17-vjeçarin”, njoftoi policia.

Punohet për kapjen e tij dhe sqarimin e rrethanave të rastit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.