Shoferi i dehur përplas makinën e parkuar, më pas një polic dhe një këmbësore në Tiranë

Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të martë në një rrugë dytësore në Kashar. Nje 49 vjeçar ne gjendje te dehur aksidenton nje punonjes policie dhe nje qytetar qe po kalonte aty prane. fillimisht u largua djhe me pas u arrestua nga policia

Mësohet se një shofer 49-vjeçar në gjendje të dehur ka përplasur një makinë të parkuar, më pas një polic dhe një këmbësore.

Më pas, ai është larguar menjëherë nga vendgjarja, megjithatë, blutë kanë bërë të mundur arrestimin e tij.

Njoftimi i Policisë:

Më datë 12.09.2023, në rrugë dytësore, në Kashar, shtetasi Ç. K., 49 vjeç, duke drejtuar automjetin, është përplasur me një automjet të parkuar. Më pas drejtuesi i mjetit ka vazhduar lëvizjen, dhe është përplasur me dy automjete të tjera të parkuara.

Si pasojë e aksidentit, janë dëmtuar shtetasit A. G., 48 vjeç, (punonjës Policie), dhe shtetasja A. Ll., 48 vjeçe, të cilët ndodheshin në këmbë në afërsi të automjeteve.

Drejtuesi i mjetit, shtetasi Ç. K., pas shkaktimit të aksidentit, është larguar nga vendi i ngjarjes dhe është kapur më pas nga shërbimet e Policisë.

Pas kryerjes së testit të alkolit, rezultoi se shtetasi Ç. K., drejtonte automjetin në gjendje të dehur, prova e parë 0.89 mg/l, dhe prova e dytë 0.87 mg/l.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.