Një makinë është përfshirë nga flakët në autostradën Laç-Mamurras paraditen e sotme. Drejtuesi sapo ka parë flakët, ka arritur të dalë nga makina, fatmirësisht pa lëndime.
Ndërsa automjeti tip “BMW” është shkrumbuar totalisht.
Zjarrfikëset e Laçit kanë shkuar në vendin e ngjarjes për të bërë të mundur fikjen e zjarrit.
Paraprakisht dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë në sistemin elektrik.