Ka shkuar në tetë numri i personave që kanë humbur jetën këtë vit në Greqi për shkak të virusit të “Nilit Perëndimor”.
Mediat helene raportojnë se raste të shumta janë vërtejtur në rajonin e Thesalit.
Ndëkrohë që Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik Grek (EODY), theksohet se në javën e parë të muajit gusht kanë humbur jetën edhe dy persona të tjerë për shkak të virusit.
Bashkë me këto dy persona numri i vdekjeve për të shkak të virusit në vitin 2024 është rritur në 8, thuhet në deklaratën ku më tej bëhet vlerësimi se rastet do të rriten.
Gjithashtu mediat bëjnë me dije se tashmë janë evidentuar edhe 22 raste të reja të infketuara.