Shkoi për të lindur fëmijën, fetusi nuk jetonte, si ndërroi jetë tragjikisht 36-vjeçarja në Tiranë

Miks Albania

Një ngjarje e rëndë tronditi opinionin publik, ku një nënë dhe foshnja e saj ndërruan jetë. Ngjarja e trishtë u regjistrua në Tiranë, ndërsa shkaktoi shumë reagime në çdo media sociale.

Si ndodhi ngjarja e rëndë?

Policia ka dalë me një njoftim zyrtar sa i përket ngjarjes së trishtë në Tiranë, ku një 36-vjeçare humbi jetën, vetëm disa ditë pas foshnjes së saj.

Në njoftimin e policisë theksohet se e ndjera është paraqitur në maternitet me komplikacione shëndetësore, ndërsa foshnja është konstatuar e pajetë.

“Më datë 05.10.2024, është paraqitur në maternitet, shtetasja B. D., 36 vjeçe, pasi ka shfaqur komplikacione shëndetësore. Nga kontrolli mjekësor është konstatuar se fetusi i saj 9-muajsh ishte i pajetë”, njofton policia.

Më pas, 36-vjeçarja ndërroi jetë, ku siç theksohet në njoftim zyrtar, shkak dyshohet të jetë bërë arresti kardio-respirator.

“Më pas, më datë 07.10.2024, kjo shtetase ka humbur jetën, dyshohet si pasojë e arrestit kardio-respirator.”, thuhet më tej.

Për këtë rast, nuk ka pasur kallëzim apo pretendime nga familjarët, për shkakun e humbjes së jetëve, duke mos i implikuar bluzat e bardha në këtë ngjarje. Sipas këtij versioni, rezulton se ngjarja e rëndë ka ardhur si pasojë e problemeve shëndetësore dhe nuk bëhet fjalë për një rast mjekimi të gabuar apo neglizhence mjekësore.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.