Shkodër/ 55-vjeçari vetëvritet me armë gjahu në banesën e tij

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shkodër, ku një 55-vjeçar dyshohet se është vetëvrarë.

Sipas uniformave blu mësohet se 55-vjeçari me iniciale L. D., është vetëvrarë me armë gjahu në banesën e tij në fshatin “Bardhaj”.

Ndërkohë policia ka nisur hetimet lidhur me këtë ngjarje.

“Rreth orës 07:20, në banesën e tij në fshatin “Bardhaj”, dyshohet se është vetëvrarë me armë gjahu shtetasi L. D., 55 vjeç”, njofton policia.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarës.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.