Gjykata e Shkallës së Parë në Vlorë ka vendosur masën e sigurisë “arrest me burg” për shtetasen italiane Angela Panzillo, 28 vjeç, e akuzuar për aksidentin e rëndë automobilistik në aksin Vlorë–Fier, ku humbën jetën dy shtetas shqiptarë.
Vendimi u dha nga gjyqtarja Fjoralba Behari, ndërsa ndaj të pandehurës rëndon akuza për “Shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, parashikuar në paragrafin e katërt të Kodit Penal, që dënon rastet me pasoja fatale.
Aksidenti ndodhi kur automjeti i drejtuar nga Panzillo, me origjinë nga Napoli, humbi kontrollin dhe u përplas me një furgon, duke shkaktuar vdekjen e drejtuesit në vend dhe të pasagjerit disa orë më vonë në spital. Panzillo u arrestua në flagrancë menjëherë pas ngjarjes.
