Një 46-vjeçar ka ndërruar jetë në spital, pas plagëve të marra, gjatë një sherri të ndodhur në rrugën “Vaso Pasha” në Tiranë.
Ngjarja ka ndodhur më 31.03.2023, ku tre persona janë përplasur me njeri-tjetrin.
Mësohet se 25-vjeçari Henri Gjapi është konfliktuar me 46-vjeçarin Gentian Talja, i cili për shkak të dëmtimeve është dërguar në spital, për ndihmë mjekësore. Gjatë sherrit ka ndërhyrë 41-vjeçari Artur Gjolena dhe ka goditur 25-vjeçarin.
Ndërkohë si pasojë e plagëve të marra 46-vjeçari, fatkeqësisht ka ndërruar jetë ditën e djeshme në spital. Ndërkohë vijon puna për kapjen e 25-vjeçarit.