Sherr për pronën në Gjirokastër, 93 vjeçari qëllon me armë zjarri 61 vjeçarin

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mëngjes në fshatin Mashkullorë, Gjirokastër ku një 93-vjeçar, A. Ç., dyshohet se ka plagosur me armë zjarri në këmbë një 61-vjeçar, P. Ç., për shkak të konflikteve të vazhdueshme për motive pronësie. Viktima ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shoqëruar autorin në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.

Gjatë kontrollit, është gjetur dhe sekuestruar arma e zjarrit tip kallashnikov, që dyshohet se është përdorur në ngjarje.

Grupi hetimor ndodhet aktualisht në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të incidentit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.