Policia e Skraparit ka shpallur në kërkim dy 19-vjeçarë pasi këta të fundit kanë qëlluar me armë zjarri pas një konflikti dhe më pas kanë braktisur automjetin nga i cili qëlluan.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:15 minuta në një lokal në qendër të qytetit. Të rinjtë kanë qenë duke pirë në të njëjtin lokal dhe aty janë konfliktuar fillimisht me fjalë.
Dyshohet se konflikti ka filluar për vendin e parkimit të mjeteve. Pas përplasjes me fjalë, Dosti ka dale për t’iu shmangur sherrit dhe për tu larguar.
Ai ka qenë para derës së automjetit të tij duke folur në telefon, kur dy të rinjtë e shpallur në kërkim kanë marrë armën nga mjeti i tyre disa metra më tej dhe kanë qëlluar në drejtim të Dostit.
Plumbat kane kapur vetëm mjetin dhe jo Dostin, ndërsa pasi qëlluan ata morën makinën dhe u larguan nga vendngjarja,por policia i pikasi dhe u vu në ndjekje te tyre. Autoret braktisen mjetin afër zonës se kanioneve dhe u drejtuan me vrap drejt pyllit.