Sherr në Tiranë, përfundojnë në spital dy 20-vjeçarët në Tiranë

Një konflikt ka ndodhur ditën e sotme në Tiranë, ku të plagosur kanë mbetur dy 20-vjeçarë. Sipas njoftimit të Policisë, mësohet se shtetasi B. R., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 20 vjeç, dhe Q. H., 20 vjeç, dhe më pas është larguar.

Si pasojë shtetasit J. P., dhe Q. H., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i Plotë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 15.05.2023, rreth orës 14:15, në rrugën “Tish Daija”, shtetasi B. R., dyshohet se gjatë një konflikti, ka goditur me mjet prerës shtetasit J. P., 20 vjeç, dhe Q. H., 20 vjeç, dhe më pas është larguar.

Si pasojë shtetasit J. P., dhe Q. H., janë dëmtuar dhe ndodhen në spital, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për kapjen e autorit dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.