Një grup të rinjsh në Durrës janë përfshirë në një konflikt me armë zjarri dhe për pasojë dy prej tyre janë lënduar. Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit, rreth orës 01:15 minuta, në lagjen nr. 10.
Burime zyrtare nga policia bënë me dije se gjithçka ka nisur pas një sherri në rrjetin social TikTok.
Të njëjtat burime pohuan se shtetasi me inicialet K. M., 25 vjeç, ka qëlluar me armë zjarri, dhe si pasojë, janë dëmtuar lehtë shtetasit J. V., 21 vjeç, dhe A. H., 21 vjeç, të dy banues në lagjen nr. 12, Durrës.