Vetëm katër ditë pas vrasjes së 14-vjeçarit Martin Cani, jashtë ambienteve të shkollës “Fan Noli” në Tiranë, një tjetër ngjarje e rëndë ka ndodhur pranë institucioneve arsimore të vendit tonë.
Bëhet fjalë për Universitin privat “Metropolitan”, në zonën “Qytet Studenti” ku dy studentë të kësaj shkolle janë konfliktuar me njëri-tjetrin, sherr i cili ka agravuar deri në përdorimin e thikës. bëjnë me dije se Ajdin Ajvazi ka goditur me thikë 19-vjeçarin Aron Demiraj, i cili ka marrë tre plagë, në brinjë, qafë dhe shpatull. Bëhet me dije se Ajdin Ajvazi ka goditur me thikë 19-vjeçarin Aron Demiraj, i cili ka marrë tre plagë, në brinjë, qafë dhe shpatull.
Ai është dërguar me urgjencë në spitalin e Traumës dhe aktualisht ndodhet në gjenjde të stabilizuar.
Autori i ngjarjes, Ajdin Ajvazi është arrestuar.
“Më datë 21.11.2024, në Qytet Studenti, në rrugën “Sotir Kolea”, gjatë një konflikti dyshohet se shtetasi A. A., 19 vjeç, ka goditur me mjet të mprehtë shtetasin A. D., 20 vjeç, i cili si pasojë është dëmtuar dhe ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve”, thotë policia.
Po punohet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.