Një 16-vjeçar ka mbetur i plagosur ditën e sotme në lagjen “Kongresi i Përmetit” në Shkodër pas një konflikti me një bashkëmoshatar të tij.
Ai është transportuar për në spitalin e këtij qyteti dhe po merr ndihmë mjekësore. Bëhet me dije se se i mituri është jashtë rrezikut për jetën.
Ndërkohë, Policia po punon për kapjen e autorit.
“Shtetasi Xh. P. ka dëmtuar me mjet prerës shtetasin K. L., i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve, dhe është jashtë rrezikut për jetën. Shërbimet e Policisë vijojnë intensivisht krehjen e zonës, me qëllim kapjen e shtetasit Xh. P”, njofton policia.