Sherr me thikë mes të rinjve në Kavajë, plagoset 28-vjeçari, përfundon në pranga autori

Një sherr mes dy personave ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kavajë, teksa i plagosur ka mbetur një 28-vjeçar që është qëlluar me thikë.

Mësohet se konflikti mes tij dhe 34-vjeçarit J. K. ndodhi për motive të dobëta, ndërsa ky i fundit është arrestuar nga policia.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Njoftimi i policisë:

Goditi me mjet të mprehtë, një shtetas, pas një konflikti për motive të dobëta, Policia identifikon, kap dhe shoqëron menjëherë në Komisariat autorin e dyshuar.

Rreth orës 20:00, në lagjen nr. 3 Kavajë, dyshohet se gjatë një konflikti për motive të dobëta, shtetasi J. K., 34 vjeç, ka goditur me mjet prerës shtetasin L. Sh., 28 vjeç, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Falë reagimit në kohë, shërbimet e Policisë identifikuan, kapën dhe shoqëruan në Komisariat autorin e dyshuar.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.