Sherr me thika në Korçë, dy të plagosur

Një konflikt i dhunshëm mes dy grupeve ka përfunduar me plagosjen e dy personave mbrëmjen e sotme në qytetin e Korçës.

Të lënduarit janë transportuar menjëherë drejt spitalit të Korçës për ndihmë mjekësore, ndërsa një prej tyre raportohet se ka marrë plagë në pjesën e barkut.

Mësohet se konflikti ka nisur për motive banale dhe më pas ka degjeneruar në dhunë fizike.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për identifikimin dhe shoqërimin e personave të përfshirë.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.