Sherr me thika mes të miturve në Bathore, 5 të plagosur përfundojnë në spital

Një sherr mes të miturve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Kamëz. Si pasojë e konflikt, 5 prej të miturve kanë përfundur në spital.

Policia njofton se ngjarja ka ndodhur rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, për motive të dobëta.

“Rreth orës 18:30, tek Pedonalja e Bathores, dyshohet se janë konfliktuar për motive të dobëta disa te mitur. Gjatë konfliktit kanë marrë dëmtime të lehta 5 shtetas, dyshohet me mjet të mprehtë, të cilët ndodhen në spital, jashtë rrezikut për jetën”, thuhet në njoftim.

Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar disa shtetas, ndërsa Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të rastit.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.