Sherr dhe të shtëna me armë zjarri në Tiranë, kapet autori

Një sherr mes disa personave ka ndodhur pak më parë në zonën e Institutit, në Tiranë. Gjatë përplasjes janë dëgjuar të shtëna armësh në ajër, duke shkaktuar shqetësim tek banorët e zonës.

Fatmirësisht, deri tani nuk raportohet për persona të lënduar nga ngjarja.

Policia ka reaguar menjëherë dhe ka bërë të mundur arrestimin e personit që dyshohet se ka qëlluar me armë zjarri. Ndërkohë, po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të konfliktit dhe identifikimin e të përfshirëve të tjerë.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.