SHBA/ Ndihmoi vajzën adoleshente të kryente abort, gruaja dënohet me 2 vite burg

Miks Albania

Një grua në Nebraska u dënua me dy vite burg pasi ndihmoi vajzën e saj adoleshente të kryente një abort mjekësor, shkruan New York Times.

Jessica Burgess dhe vajza e saj, Celeste, u akuzuan të dyja për ndërprerjen e shtatzënisë në prill 2022. Nëna 41-vjeçare porositi pilulat e abortit në internet dhe ia dha vajzës së saj, e cila në atë kohë ishte 17 vjeçe dhe po i nënshtrohej tremujori i tretë i shtatzënisë. Sipas autoriteteve lokale, familja më pas varrosi fetusin.

Në prill të këtij viti, policia filloi të hetojë pretendimet se Celeste Burgess lindi para kohe një foshnjë pa jetë, të cilën familja e saj e varrosi. Në korrik, vajza u dënua me 90 ditë burg pasi u deklarua fajtore për fshehjen e trupit të pajetë. Nëna e saj, e cila u përball me 5 akuza, u deklarua fajtore për tre prej tyre: shkeljen e ligjit të abortit, dhënien e informacionit të rremë një zyrtari të zbatimit të ligjit dhe fshehjen e një trupi të pajetë.

Celeste, e cila u lirua nga burgu në fillim të këtij muaji, ishte e pranishme në sallën e gjyqit dhe qau kur dëgjoi dënimin e nënës së saj, raportoi Daily News.

Një ligj i vitit 2010 në Nebraska lejon abortin deri në javën e 20-të të shtatzënisë. Më 24 qershor 2022, Gjykata e Lartë e SHBA- së rrëzoi vendimin e vitit 1973 që garantonte të drejtën mbarëkombëtare të grave amerikane për abort. Që atëherë, çdo shtet është i lirë të vendosë politikën e tij në lidhje me aksesin në shërbimet e ndërprerjes së shtatzënisë.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.