Sezoni turistik, kryeministri Rama: 5 destinacionet më të preferuara të vizitorëve në vendin tonë

Miks Albania

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka publikuar ditën e sotme 5 destinacionet më të preferuara të vizitorëve në vendin tonë.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Rama shprehet se krahasur me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ka një rritje prej 42%,  ndërsa shtoi se 23% e vizitorëve janë turistë të huaj.

Sipas Ramës, top 5 destinacionet e preferuara janë: Kalaja Gjirokastër, Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë, Parku Arkeologjik Shkodër, Parku Arkeologjik Butrint dhe Parku Arkeologjik Apolloni.

Postimi i plotë:

Një rritje prej 42% krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, ku 23% e vizitorëve janë turistë të huaj 

Top 5 destinacionet e preferuara të vizitorëve janë:

Kalaja Gjirokastër – 120,723 vizitorë

Muzeu “Gjergj Kastrioti”, Krujë – 90,955 vizitorë

Parku Arkeologjik Shkodër – 85,806 vizitorë

Parku Arkeologjik Butrint – 84,742 vizitorë

Parku Arkeologjik Apolloni – 68,469 vizitorë

#KrenarpërShqipërinë

#VetëmPërpara

#SHQIPËRIA2030

https://www.facebook.com/share/q2TRqHt2WQKWwPYF/?mibextid=WC7FNe

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.