Sejko: Shqipëria përballoi rritjen e çmimeve

Miks Albania

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, thotë se vendi ynë arriti ta dominojë ndikimin e jashtëm të rritjes së çmimeve duke shënuar një nga nivelet më të ulëta të inflacionit në rajon.

Sipas tij, inflacioni e pati kulmin 8.3% në Tetor 2022 ndërsa në Gusht të këtij viti shënoi nivelin 4%. Deklaratën e bëri në Konferencën e 9-të Vjetore të Kërkimeve, të organizuar nga Banka Kombëtare e Maqedonisë së Veriut.

Sejko tha se për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve ndikuan një sërë faktorësh duke përmendur shtrëngimin e hershëm të politikës monetare, varësinë e kufizuar nga tregjet ndërkombëtare të energjisë dhe mbiçmimi i kursit të këmbimit.

Guvernatori tha se stabiliteti financiar mbetet në fokus të politikës monetare të bankës.

Copyright © 2025 Miks News. All rights reserved.