Sejko: Rritja e pagave e punësimi, pozitive për ekonominë

Miks Albania

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vendosi të mos ndryshojë normën bazë të interest duke e lënë atë sërish në 3.25%. Lajmin e dha vetë Guvernatori Gent Sejko duke theksuar se presionet inflacioniste nga ekonomia e brendshme mbeten një faktor rreziku.

Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë në mbledhjen e sotme vendosi të mbaë të pandryshuar normën bazë të interesit në nivelin e 3.25%, të mbajë të pandryshuar normën e interesit të kredisë një ditore në nivelin e 4.25% si dhe të mbajë të pandryshuar normën e intersit të depozitës një ditore në nivelin e 2.25%.”

Sejko u shpreh se ulja e papunësisë dhe rritja e pagave, dha një ndihmesë të mirë në stabilitetin ekonomik, por gjithashtu sipas projeksioneve të Bankës Qendrore ekonomia do vijojë të rritet.

“Në tre-mujorin e tretë punësimi shënoi një rritje vjetore prej 1.2%, pagat në sektorin privat u rritën me 14.5% ndërsa norma e papunësisë ra në minimumin historik prej 10.5%. Zgjerimi i punësimit dhe pagave ka vijuar të ushqejë rritjen e konsumit në ekonomi. Ekonomia shqiptare do të vijojë të rritet e nxitur nga zgjerimi i mëtejshëm i konsumit, investimeve dhe i eksportit të shërbimeve. Rritmi i rritjes ekonomike do të shënojë një ngadalësim të lehtë në vitin 2024 dhe do t’i rikthehet potencialit të tij në vitet në vijim. Nga ana tjetër inflacioni parashikiohet të vijojë të reduktohet gjatë vitit të ardhshëm dhe të kthehet në objektiv në gjysmën e dytë të tij.”

Për shkak të dobësimit të monedhës Euro, Banka e Shqipërisë ka planifikuar që gjatë vitit 2024 të blejë sërish deri në 330 milionë Euro, blerje të cilat do të vijojnë për 3 vitet në vijim.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.