Sot Kuvendi nisi seancën plenare ku në rend të ditës janë disa vendime dhe projektligje të rëndësishme, ndër të cilët veçojmë projektvendimin për emërimin e një anëtarët të Gjykatës.
Kushtetuese, atë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, për emërimin e një anëtari të bordit të ERE-s, apo ndryshimet në Kodin Rrugor.
Kuvendi nisi mbledhjen sot pasdite në seancë plenare ku në rend të ditës janë disa vendime dhe projektligje të rëndësishme, ndër të cilët veçojmë projektvendimin për emërimin e një anëtarët të Gjykatës Kushtetuese, atë për zgjedhjen e Avokatit të Popullit, për emërimin e një anëtari të bordit të ERE-s, apo ndryshimet në Kodin Rrugor.
Po ashtu, në rend të ditës janë dhe disa marrëveshje të fushës financiare si ai për ndryshimet në buxhetin e vitit 2022, ratifikimi i marrëveshjes së huasë, me Fondin Saudit për Zhvillim, për projektin e ndërtimit të lotit të tretë të rrugës Qukës-Qafa e Plloçë, ai për aderimin në iniciativën e përbashkët për rregulloren e brendshme për shërbimet e Organizatës Botërore të Tregtisë si dhe ai për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huasë në Republikën e Shqipërisë”.
Pas debateve të gjata në komisionet parlamentare, Kuvendi pritet të miratojë në seancën e sotme edhe projektligjin “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë” dhe atë “Për titujt e nderit dhe titujt vendore të nderit në Republikën e Shqipërisë.
Seancë Plenare 21 Dhjetor 2022
Rendi i ditës:
- Miratimi i procesverbalit të seancës plenare të datës 12.12.2022
2. Njoftime.
3. Projektligj “Për vreshtarinë dhe verën”
4. Projektligj “Për një shtesë në ligjin nr.10383, datë 24.2.2011, “Për sigurimin e detyrueshëm të kujdesit shëndetësor në Republikën e Shqipërisë, të ndryshuar”
5. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes së huas, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Fondit Saudit për Zhvillim, për projektin e ndërtimit të Rrugës Tiranë-Elbasan-Qukës-Qafa e Plloçës, “Hua shtesë””
6. Projektligj “Për Policinë Bashkiake”
7. Akt normativ nr.17 datë 1.12.2022 “Për disa shtesa dhe ndryshime në ligjin nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar
8. Projektligj “Për aderimin në iniciativën e përbashkët për Rregulloren e Brendshme për Shërbimet të Organizatës Botërore të Tregtisë”
9. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9665, datë 18.12.2006, “Për huamarrjen shtetërore, borxhin shtetëror dhe garancitë shtetërore të huas në Republikën e Shqipërisë””
10. Projektligj “Për dekoratat në Republikën e Shqipërisë”
11. Projektligji “Për titujt e nderit dhe titujt vendorë të nderit në Republikën e Shqipërisë”
12. Projektligj “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.105/2014, “Për barnat dhe shërbimin farmaceutik”, të ndryshuar;
13. Projektligj “Për disa ndryshime në ligjin nr.8378, datë 22.07.1998 “Kodi Rrugor i Republikës së Shqipërisë””
14. Akt normativ nr.18, datë 9.12.2022 “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin nr.9880, datë 25.2.2008,”Për nënshkrimin elektronik”, të ndryshuar
15. Projektligj “Për ratifikimin e marrëveshjes sektoriale, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komisionit Evropian, që përcakton dispozitat e menaxhimit dhe zbatimit të asistencës financiare të Bashkimit Evropian për Republikën e Shqipërisë, në kuadër të programit për zhvillimin rural të instrumentit për asistencën e paraanëtarësimit (IPARD III)
16. Projektligj “Për krijimin e kontributit të solidaritetit gjatë kohëzgjatjes së periudhës së krizës energjitike”
17. Projektvendim “Për zgjedhjen e Kryetarit të Autoritetit për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të shtetit”
18. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Bordit të Entit Rregullator të Energjisë Elektrike”
19. Projektvendim “Për disa ndryshime në strukturën organizative të Inspektorit të Lartë të Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive dhe Konfliktit të Interesave”
20. Projektvendim “Për miratimin e strukturës, organikës dhe kategorizimit të pozicioneve të punës të Komisionerit për Mbikëqyrjen e Shërbimit Civil”, i ndryshuar
21. Projektvendim “Për emërimin e një anëtari të Gjykatës Kushtetuese”
22. Projektvendim “Për zgjedhjen e Avokatit të Popullit”
23. Diskutime për çështje jashtë rendit të ditës(60’)