Satelitët e Shqipërisë, Peleshi: Shërbime në më pak kosto

Në një dalje për mediat ku ka bërë analizën e ministrisë që drejton dhe projektet për vitin 2023, Ministri i Mbrojtjes Niko Peleshi ka folur edhe për daljen në hapësirë të satelitëve Albania 1 dhe Albania 2. Edhe pse nuk ka dha shumë detaje, ai tha se shërbimet e ofruara prej tyre do të kenë më pak kosto dhe më shumë efiçencë në fusha të tilla si kontrolli i territorit apo bujqësia.

“Është risi sepse ne dalim dhe bëhemi pjese e shërbimeve që vijnë nga satelitët nga hapësira. Përpos imazheve satelitore, do mund t’i përkthejnë këto imazhe në shërbime në më pak kosto dhe më shumë efiçencë. Pritet të kontribuojnë në bujqësi, në kontrollin e territorit. Pra mund të bëjmë më shumë me më pak investim.”- tha Peleshi.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.