Sarandë/ Të shtëna me armë, 31-vjeçari dhunon dhe kërcënon ish-bashkëjetuesen

Miks Albania

Një ngjarje e mundshme kriminale është parandaluar në fshatin Shelegar të Sarandës, ku rreth orës 17:30 janë regjistruar të shtëna me armë zjarri.

Një 31-vjeçar me inicialet K.C, dhe banues në Borsh, ka shkuar në banesën e ish-bashkëjetueses së tij dhe dyshohet se e ka dhunuar atë fizikisht.

Gjithashtu, ky shtetas dyshohet se e ka kërcënuar me armë zjarri atë dhe familjarët e saj, duke qëlluar disa herë në ajër.

Autori u arrestua pas ndërhyrjes së shpejtë të policisë, ndërkohë që grupi hetimor po vijon veprimet procedurale për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Copyright © 2026 Miks News. All rights reserved.