Samiti i Procesit të Berlinit/ Ja fakultetet që nuk do të zhvillojnë mësim ditën e hënë

Miks Albania

Fakulteti Ekonomik dhe ai i Histori-Filologjisë kanë njoftuar studentët se ditën e hënë do të jetë pushim. Ky pezullim do të ndodh për shkak të masave të marra nga policia në kuadër të samitit të Procesit të Berlinit që do të zhvillohet në Tiranë.

Njoftimi është ndarë në Facebook, ndërsa dita e hënë do të zëvëndësohet një ditë tjetër.

“Njoftim për studentët dhe stafin e Fakultetit të Ekonomisë, Me vendim të Dekanatit, për arsye të masave të marra për bllokimin e rrugëve në zonën ku ndodhet godina e Fakultetit të Ekonomisë edhe për këmbësorët, për shkak të zhvillimit të Samitit të Berlinit në Tiranë, njoftohen studentët dhe stafi se dita e hënë datë 16 Tetor 2023 do të jetë pushim dhe do të zëvendësohet një ditë tjetër.”

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.