Ish-deputetja e Partisë Demokratike, Rudina Hajdari ka konfirmuar ndarjen me partnerin e saj Muçjo Demiraj. Hajdari tha se ardhja e saj në Shqipëri dhe angazhimi në politikë bënë që të kishte një krisje mes çiftit dhe se tani janë drejt divorcit.
“Unë jam shprehur vetë. E kam thënë vetë që kam patur vështirësi në këtë marrëdhënie. Nuk ka asgjë të keqe të flasësh hapur. Ne kemi patur fatin dhe priviliegjin që njihemi për kaq shumë kohë me njëri-tjetrin dhe kemi një respekt të jashtëzakonshëm për njëri-tjetrin në thelb dhe për familjet tona dhe e gëzojmë këtë respekt të jashtëzakonshëm.
Ja kemi transmetuar edhe gocës këtë respekt. Ruajmë një marrëdhënie shumë shumë shumë të mirë. Dhe jam me fat”, tha ajo.