Rruga e Kombit nesër do të jetë pa pagesë. Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku tha se tarifa nuk do të aplikohet të premten, kur mbështetës të UÇK-së pritet të vijnë në Tiranë për t’iu bashkuar protestës që do të organizohet këtu.
“Lira ka emër – drejtësi për çlirimtarët”, bashkohemi në Tiranë për drejtësi, dinjitet dhe të vërtetën e luftës çlirimtare të Kosovës”, shkruan Belinda Balluku.
Pas të premtes, tarifa prej 5 eurosh do të vijojë të paguhet si zakonisht.
