Një tjetër aksident ka ndodhur ditën e sotme në Rrugën e Arbrit.
Mësohet se dy mjete të firmës së rrugës kanë rrëshqitur dhe kanë dalë nga rruga, duke përfunduar në një baxho qumështi. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Murriz, ku ndodhet dhe aksi problematik i kësaj rruge, i kthyer në një pikë të zezë për aksidentet.
Policia ndodhet në vendin e ngjarjes, teksa po punohet për largimin e mjeteve.
Kujtojmë se gjatë javëve të fundit kanë ndodhur ku në një prej tyre pati 3 të vdekur dhe 4 të plagosur.