Jo vetëm festive, por kjo javë është edhe e fundit e vitit 2023.Prandaj interesi për parashikimin e Horoskopit është më i dendur.
Në “7pa5”, astrologe Meri Gjini tregoi si do të jetë pozicioni i planeteve dhe fati për secilën shenjë këtë javë:
Një ditë për të shpërndarë dashuri. sot është dita e dashurisë. Është ditë Krishtlindjesh. Është një hyrje shumë e bukur e Venusit me Neptunin sot. Kemi mundësi të jemi kreativ, të japim dashuri.
Por vetëm sot. Nesër do nisin sërish energjitë jo në vijë të drejtë, pasi Mërkuri është në të kundërt mbi Marsin. Me një hyrje 4 këndore me neptunin. Në vrazhdën e dashurisë do të duhet të jemi të kujdesshëm nga data 27 në vzhdimësi.
Kemi tendencë për tu manipuluar kollaj. Çfarëdolloj levizje, plani, veprimi do të duhet të jetë i mirë organizuar nëse nuk doni t’ju prishet terezia.
Kemi që në datën 12-13 që ka një tendencë për tëpësuar crashe të vogla, të papritura jo shumë pozitive.
Nesër dhe pasnesër janë dy ditë që kanë të bëjnë me angazhime profesionale.
Kemi një hënë të plotë te gaforrja në datën 26, në të gdhirë të datës 27 që lidhet drejtëpërdrejtë me shtepinë, me familjen, me dashurinë, me prindërit. Më në fund do të flasim për ndjesi fati ekzaktësisht në ndërrimin e viteve.
Kjo hënë do të na ndihmojë nëlëvizjet tranzitore. Tranitin e parë e patëm të enjten. Të dytin do ta kemi në mesin e janarit, do të jetë shumë i fortë. Në këtë situatë me shqetësime, kjo hënë do të vijë të na ndihmojë dhe të na ndryshojë gjerat.
Luani, Peshorja dhe Ujori duhet të kenë kujdes me shëndetin pasi sipas astrologes është një tëndencë e fortë që nga nesër deri në datën 2 për tu prekur nga virozat e stinës.
Meri Gjini i tërheq vëmendjen shenjës sëPeshqve të kenë kujdes në levëjet ekonomike.
“Për sa kohë marsi është në katërkëndësh, mos bëni lëvizje ekonomike. Duhet maturi dhe durim. Veprimet dhe levizjet ekonomike peshqit t’i projektojnë nga mesi i janarit dhenë vazhdim”, i drejtohet ajo Peshqve.
Demi ka fatin pë të marrë rrijte rroge ose zhvillim tjetër ekonomik.
“Në datën 31 planeti i fatit do të bëjë një lëvizje të përshpejtuar për ndryshimet ekonomike për Demin.”