Rritja e pagave/ Ja çfarë paralajmëron zv.kryeministrja Balluku

Pas paralajmërimit të Kryeministrit Edi Rama në lidhje me nismën për rritje të pagave duke vendosur një “pagë mesatare” 900 Euro, për afat deri në 2 vite, ka reaguar edhe ministrja Balluku.

Ajo ka njoftuar se të premten do të zhvillohet një mbledhje me ministrat me temë rritjen e pagave.

“Sot kemi pasur një prezantim nga ministri i Financave, për të gjithë programin e rritjes së pagave që do të kalojë në mbledhjen e qeverisë, që të do të jetë një mbledhje plus të premten për çështjen e pagave, siç ne bëjmë indeksim të vazhdueshëm të pensioneve, është duke u studiuar edhe çështja për të rritur pensionet. Siç do rriten edhe pagat me një fazim 2 vjeçar duhet të ndodhi edhe me pensionet, të premten Ministri i Financave do të ketë mundësinë të bëjë një pasqyrë të qartë për rritjen e pagave në administratën publike”, tha Balluku.

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.