Kryeministri Edi Rama ka hedhur poshtë lajmin se do të ketë rritje të çmimit të energjisë elektrike në 1 nëntor.
Në një postim në Twitter, Rama shprehet se çmimi i energjisë do të mbrohet nga qeveria, ndërsa akuzon opozitën për sajimin e lajmeve të tilla.
“Opozita e Rublave e mediat e saj po u thonë sot shqiptarëve se Qeveria ka deklaruar rritjen e çmimit të energjisë në 1 nëntor! Një lajm dyfish i rremë: Kemi 14 muaj që themi çmimi do mbrohet siç po mbrohet dhe s’e kemi deklaruar kurrë diçka të tillë! Pse e bëjnë? #DavaRublash”, shkruan Rama.