Rriten pensionet në tetor, ministri Gonxhe: Vlera e rritjes në 4.1 % 

Miks Albania

Në mbledhjen e kësaj të mërkure, qeveria ka miratuar rritjen e pensioneve me 4.1% . Kjo u konfirmua nga Ministri i Kulturës Ekonomisë dhe Inovacionit, Blendi Gonxhe, i cili tha se janë mbi 791 mijë përfitues dhe kjo fillon efektin nga 1 tetori. 

Pensionet e skemës  urbane mesatare do të rriten  me 752 lekë, kurse ato rurale në vlerën e 453 lekëve. 

“Vendimi i qeverisë për indeksimin e pensioneve 4.1 përqind. Nis me pagesat e muajit tetor. Përfitojnë 791 257 pensionistë, sipas numrit aktual të ndarë në këto dy kategori, pensione nga skema e detyrueshme dhe pensione nga programe e trajtime të veçanta si ushtarakët apo punonjësit e minierave. 

Sa i përket indeksimit të pensioneve, efektet llogaritet në 1.693 milion vetëm për tre muajt e 2024 

Synim i indeksimit është të ruhet fuqia blerëse. Qeveria i ka në fokus, sfidë që të rrisim të ardhurat e pensionistëve që të kemi një jetë sa më të denjë për ta. Po studiojmë mënyrat që të kemi një rishikim të skemës dhe mundësive për të patur një rritje, duke nisur me rritjen e bonusit të fundvitit. Në mes të tetorit nis një proces ku do të shihet rishikimi i pensioneve”, u shpreh ai. 

Copyright © 2024 Miks News. All rights reserved.